Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
SPAK ka kërkuar 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkon përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.
Tahiri akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.