GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin (Brajoviç), i cili u ekstradua më 23 korrik nga Dubai.

Ai u arrestua në shkurt të 2024  pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër.

“Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, ka njoftuar policia në një njoftim të mëparshëm.