Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.
Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohorë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.
Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.
Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.