GJKKO vendosi sot vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Valter Begaj. 

Nga hatimet e SPAK, rezulton se Begaj konsiderohet si ortak i Evis Berberit, dhe si personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

Njohjet mes Berberit dhe Begajt janë shumë të hershme, përpara se drejtori i ARRSH-së të merrte detyra në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Me marrjen e kësaj detyre, ai shiti aksionet e kompanisë DAAM te shtetasi Valter Begaj, për vlerën e 1.7 milionë eurove, ndërsa i kishte blerë për vetëm 800 euro.

Përveç aksioneve të DAAM, Begaj ishte zotërues dhe i kompanisë NET-GROUP (ish “B-VAAL ENGINEERING”), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit.

Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.