Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg ndaj ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.

Ky i fundit, i cili ishte i shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK të koduar “Revanshi”, u vetëdorëzua dy ditë më parë në Policinë e Tiranës.

Në seancën për masën e sigurisë, Mitri nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa avokati i tij kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ish-zyrtari i lartë i policisë akuzohet se është kapur në komunikimet e aplikacionit SKY teksa lehtësonte aktivitetin e kultivimit të drogës në Lezhë dhe zona të tjera.

Mitri, sipas këtyre komunikimeve, dekonspiromte operacionet anti-drogë, si dhe në komunikime ofrohej për të ndihmuar personazhe të caktuar në aktivitete të paligjshme.