Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë burg nënkryetarin e Bashkisë Lushnje, Gentian Nushin dhe drejtorin e Prokurimeve Leonard Sefa.

Nushi dhe Sefa akuzohen për veprat penale “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.