Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për të ndaluarit në kuadër të operacionit “plumbi i artë”.

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat.

Njoftimi:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.

2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.

3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.