Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Kokës duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK.
Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.
NJOFTIMI I GJKKO:
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 18.01.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shqyrtua çështja me nr. 13 akti, datë 07.01.2022 regjistrimi, mbi ankimin e të hetuarit (ankues) L.K., lidhur me “Heqjen e sekuestros preventive, të vendosur me vendimin nr. 484, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ku trupi gjykues monokratik i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi, miratimin e vendimit nr. 484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikat 1, 4, 5, 8 dhe 9 të tij, që lidhen me pasuritë e ankuesit.