Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

GJKKO ka vendosur lënien e tij në burg, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në seancën gjyqësore e cila zgjati 5 orë, mësohet se Dako ka kërkuar lirimin përmes garancisë pasurore.

Kujtojmë se Dako akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.