Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miruatuar masën e arrestit me burg ndaj Behar Bajrit, masë e cila u lëshua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Behar Bajri akuzohet nga SPAK, se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka vrarë shtetasin Gjin Boriçit, na vitin 2021 në Shkodër. Gjithashtu referuar dosjes hetimore ai akuzohet si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, ekzekutime të cilat nuk u finalizuan.
Pas leximit të akuzave nga SPAK gjykata vendosi të lër në fuqi masën e arrestit me burg caktuar në mungesë muaj më parë ndaj Bajrit. Emri i Behar Bajrit doli në bisedat e zbërthyera nga SPAK në aplikacionin Sky ku ai kishte komunikime për realizimin e disa ngjarjeve kriminale të regjistruara vite më parë. Behar Bajri u arrestua në Francë në fillim të muajt tetor, ndërsa mëngjesin e së enjtes mbërriti në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai iu dorëzua Policisë Shqiptare nga autoritetet franceze, të cilat më parë kishin aprovuar kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Pas Ekstradumit të tij, Interpol Tirana bëri të ditur gjithashtu se nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka dyshime te arsyeshme të bazuara në prova se Behar Bajri, kundrejt ofrimit të shumave monetare funksionarëve të drejtësisë me qëllim që të lirohet para kohe nga burgu.