Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje qeverie të premten në ora 09:00.

Kjo mbledhje e konsideruar urgjente vinte një ditë pas masave GJKKO për Ballukun dhe vartësit e saj, Gentjan Gjyli e Erald Elezi. Për dy të fundit, Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërsa Balluku pezullohet nga detyra si dhe i ndalohet dalja jashtë vendit.

Qëllimi i kësaj mbledhje nuk u bë i ditur.

Por më pas, Kryeministria bëri të ditur se mbledhja e kabinetit qeveritar nuk do të zhvillohej.