Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 8 personave të tjerë.

Bëhet me dije se seanca e radhës do mbahet me 25 tetor. Ndërkohë Hoxha, pritet të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.

Ish-gjyqtarja Hoxha ndodhet në burg për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar disa “të fortë” të dënuar me burgim të përjetshëm.