Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Mësohet se gjykimi i shkurtuar është pranuar edhe për shtatë të tjerë.
Në rast se ata gjenden fajtor nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.
Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet me 18 maj ora 9.