Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish drejtorit të RTSH-së. Gjatë seancës paraprake Gëllçi, ka mohuar akuzat por ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Nëpërmjet avokatit mbrojtës ish drejtori ka kërkuar që të gjykohet me provat e mbledhura deri më tani nga SPAK. Përveç ish drejtorit të Pandehur edhe Julian Tapia e Ervin Muhja. Ndërsa për Alban Malavecin, dosja është veçuar pasi ai vijon të jetë në kërkim
Ish-drejtori do përballet me drejtësinë në gjykatën e posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin prej 86 milion lekësh për blejre pajisjesh për kanalizn RTSH agro.
Prokuroja Dolorez Musabelliu paraqiti në gjykatë faktet ku sipas hetimit, ai ka nisur proçdurat e tenderimit ende pa marrë miratimin për hapjen e këtij kanali nga autoriteti i mediave audiovizive i cili më herët kishte refuzuar mbylljen e kanalit RTSH fëmijë për ta zëvëndësuar me RTSH agro.
Gëllci po ashtu akuzohet se ka favorizuar firmën fituese të tenderit duke zgjatur afatin e dorëzimit të produkteve ndërsa avokati i tij foli për një inskenim që lidhet për të penguar rikandidimin për të qenë në krye të RTSH.
Gjithshtu sipas burimeve mësohet se prokuroria e Posaçme është duke hetuar edhe disa tendera të tjera të bëra në kohën kur Gëllçi drejtonte Tvsh-në, që dyshohet se janë kryer procedura në kundërshtim me ligjin.