GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim dosje në ngarkim të Ismail Zenelit, Bujar Ajetit, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjonit, Besmir Murtatit, Albert Prengës, Jonida Babametos dhe Erzen Breçanit.
Në njoftim thuhet se për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar. Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu GJKKO vendosi pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive” për shkak se vepra penale është amnistuar.
Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.