Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje të ardhurash. Ish-kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje te ardhurash, por duke qenë se ai është gjykuar dhe dënuar njëherë për ketë akt penal, SPAK kërkoi pushimin e hetimit.

Disa muaj më parë, Llalla u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale:  “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu Llalla nuk mund të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ndërkohë me vendim gjykate atij iu konfiskua edhe një apartament në Durrës si dhe rreth 11 mijë m2 tokë are, të cilat ish-kryeprokurori nuk i justifikonte.