Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Fatmir Mediut, për gjykim të zakonshëm dhe jo gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme, ish-ministri gjithashtu kërkoi që të thirren edhe 90 dëshmitarë për tragjedinë e Gërdecit.

Mes personave që ai kërkoi të merren në pyetje janë zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Gjykata e Posaçme nuk u shpreh për listën e dëshmitareve.