Gjykata e posaçme rrëzon kërkesën e Redi Mollës. Togat e zeza me relatore Rudina Pallojin nuk i pranuan ish- drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Redi Mollës për heqjen e sekuestros mbi një telefon të bashkëshortes së tij, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”.
Celulari në fjalë pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme. Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik . Redi Molla është ish drejtori i bshkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.