GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.

Relatori i çështjes, Bib Ndreca ka vendosur rrëzimin e kërkesës së depozituar më 4 shkurt.

Këtë kërkesë Veliaj e artikuloi që në seancën e 2 shkurtit që u mbajt në GJKKO.

Gjatë seancës së fundit në GJKKO pati përplasje mes kryebashkiakut Veliaj dhe trupit gjykues.

Veliaj braktisi sallën e gjyqit me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues. /BW