Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar sot datën për seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mësohet se seanca për ish-ministrin do të mbahet më 27 korrik, ndërsa gjyqtar i çështjes do të jetë Erjon Çela.

Kujtojmë se ishte SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.