Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.
Jamarbër Malltezi është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion.
Sipas TCH, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të Jamarbër Malltezit.