Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Në këtë fazë, gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime shtesë në SPAK, apo hetimi do të pushohet.

SPAK ka deklaruar se gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, në gjykim janë dërguar edhe tre persona të tjerë.