Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “ Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull dhe mosha rreth 55 vjeç. Kanë qënë banorët e rastit që kanë tokat në atë zonë që kanë pikasur viktimën, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.