Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët në lidhje me gjobën prej 110 milionë euro që duhet paguar ndaj biznesmenit italian, Françesko Beketi.

Për shkak të kësaj gjobe, janë bllokuar llogaritë e Albcontrol në Eurocontrol, duke e vendosur në situatë krize këtë kompani.

Kryeministri  u pyet nëse janë bllokuar apo jo llogari bankare të Albcontrol pas vendimit për Becchettin.

Rama u përpoq t’i shmangej pyetjes. Sakaq me insistimin e gazetares ai tha se është detyra e tij që të ruajë konfidencialitetin e procesit të çështjes.

Me tej Ram  paralajmëruar ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen Beccheti, madje dhe daljen nga juridiksioni i Gjykatës.

Edi Rama: Së pari, meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrin të çajë rrugën në një gjykatë, me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe daljen fare nga juridiksioni, sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur. Por, ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja dy vjetësh se Shqipëria i ka paguar ato para! Po këta njerëz kanë shpërndarë edhe fletëpalosje nëpër makina në bulevard dhe poshtë dyerve që ikën 100 milionë!!! Ja që këto 100 milionë, nuk paska ikur pra! Dhe ju po bëni pyetjen “janë bllokuar apo s’janë bllokuar”, domethënë që s’janë fare gjëkundi në xhepin e atij mashtros dhe mendoj se ky është momenti që t’i kërkoni falje shqiptarëve që i keni gënjyer për kaq shumë kohë duke u thënë të kundërtën. Për sa i përket luftës me të, pa asnjë diskutim ne bëjmë dhe do ta bëjmë deri në fund edhe pa këtë soj të prishur shqiptarët!