Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se janë mbledhur paratë për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA për dy futbollistët e kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.
Rama ka shkruar në postimin e tij se zotimi ishte kryer:
“U kry, faleminderit të gjithëve”, shkruan Kryeministri.
Megjithatë Kryeministri nuk e ka bërë të ditur shumën që është mbledhur nga donacionet, ndërkohë që gjoba e vendosur nga FIFA arrinte në 10 mijë franga për secilin.





