DURRËS, 26 prill 2013– Gjoba, pezullim aktiviteti dhe deri heqje të lejes mjedisore për bizneset që ndosin mjedisin teksa transportojnë dhe përpunojnë vajrat e përdorur dhe mbetjet portuale.

11 subjekte të cilat merren me riciklimin, përpunim-grumbullimin, gjenerimin e vajrave të përdorur dhe mbetjeve portuale janë ndëshkuar me masa administrative në vlerën 500 mijë lekë nga Task-Forca e Ministrisë së Mjedisit.

Ndërkohë për 14 subjekte të tjera është marrë masa e pezullimint dhe satandartizimit të lejes mjedisore, ndërsa 2 subjekteve të cilat nuk kanë ushtruar aktivitet prej më shumë se 2 vitesh u është hequr leja mjedisore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit Ermal Dizdari bëri të ditur se nën shqyrtim të rreptë janë 18 shoqëri të trajtimit të vajrave dhe të gjithe gjeneruesit e vajit të përdorur, përfshirë edhe importuesit dhe se në rast të gjetjes së tyre fajtor do të kërkohet në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme pezullim i aktivitetit të tyre.

Sipas Alfred Deshatit, drejtor i Kontrollit të mjedisit, Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 7 nëntor të vitit të kaluar “Për miratimin e rregullave për grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e vajrave të përdorur” detyron të gjitha subjektet importuese të pajisen me licensën 3/2 B, me autorizim dhe leje mjedisore, si dhe me një kontratë shërbimi me menaxhuesit e liçensuar.

/v.q. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/