Pas gjobitjes së disa funksionarëve dhe biznesmenëve në Durrës të lidhur me PD, ka reaguar drejtuesi politik i qarkut Edi Paloka.

Në një postim në rrjete sociale, Paloka thotë se policia i ka vendosur gjobat për aktivitetet imagjinare të opozitës nën urdhërat e Edi Ramës.

Sipas tij, gjobat janë vënë për aktivitete imagjinare, pasi disa foto janë të një viti më parë.

“Gjobat jane vene per aktivitete imagjinare sepse asnje punonjes policie nuk ka qene i pranishem as ne aktivitetet reale te opozites. Biznesmenet dhe funksionaret e PD jane gjendur perpara faktit te kryer pasi jane njoftuar se ju eshte vene gjobe per aktivitete te cilat sipas vete punonjesve te policise qenkan konstatuar nga faqet e face book-ut te drejtuesve te opozites!!! Eshte vene gjobe dhe per aktivitet qe nuk eshte kryer fare. Sic eshte vene gjobe me foto te nje viti me pare..!”,- shkruan Paloka.

Ndërsa akuzon policinë se po abuzon me aktet ligjore, në postimin e tij, nënkryetari i PD-së thotë se justifikimet e efektivëve se “kemi urdhër nga shefat” nuk do të funksionojnë pas 25 prillit.

“Policia ne kete rast jo vetem po abuzon me aktet ligjore per Covid-in por po kryen direkt veper penale duke pergjuar opoziten e sigurisht per kete do pergjigjen. Justifikimet “kemi urdher nga shefat” nuk bejne pune pas 25 prillit…Do pergjigjet Rama po do pergjigjen dhe ata qe i sherbejne me vetedije duke shkelur edhe ligjin!”,– shkruan Paloka.

Policia nen urdherat e Rames, gjoba milioneshe per aktivitete imagjinare te opozites !!! Policia e Durresit eshte vene…

Posted by Edi Paloka on Saturday, February 13, 2021