Drejtues dhe anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë mbledhur sot para policisë në një protestë kundër gjobës e vendosur kryetarit të shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdullah Deliallisi.

Në pankartat e tyre shkruhej:

Jemi kundër gjobës prej 50 milionë lekë të vjetra ndaj kryetarit të shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi, vetëm sepse organizoi takimin në nderim të figurës së arkeologut të njohur durrsak, Vangjel Toçe.”

“Ndal dhunës ndaj Intelektualëve dhe qztetarisë së Durrësit”

Gjithashtu këta qytetarë kanë protestuar për gjobat e pensionistëve dhe shtetit policor.