Një pastiçier në Amerikë është dënuar me gjobë 50 mijë dollarë, pasi kishte shkelur të drejtat e njeriut.
Klei nga Oregoni i SHBA-ve kishte refuzuar të përgatiste tortën e dasmës së dy vajzave lesbike.
Ai jo vetëm kishte refuzuar punën, por kishte shprehur mendimin e tij kundër martesave gay dhe njëkohësisht i kishte ofenduar ato.
“Paratë tuaja nuk janë të njëjta me ato të të tjerëve , ndaj nuk dua ta bëj tortën”,- ka rrëfyer tek avokati i saj njëra nga vajzat.
Por nga ana tjetër, pasticieri ka mohuar këto fjalë dhe është shprehur se: “Unë jam një i krishterë dhe besoj, ashtu siç thotë Bibla, se martesa është midis një burri dhe një gruaje. Ndaj mendoj se nuk duhet të dënohem për këtë gjë”.
Vajzat të cilat ishin ofenduar nga zotëria, ishin munduar ta bindnin atë se martesat ekzistojnë dhe brenda të njëjtit seks, por pasticieri i kishte nxjerrë nga dyqani me pretendimin që të mos humbnin kohën kot, pasi nuk do e bënte kurrë atë tortë.





