"Arrest me burg" është masa e sigurisë për shtetasin Lavdërim Tufa. Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Tufën, ish-i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, mbi të cilin rëndon akuza “Kanosje për dhënie pasurie”.
Pasi rifitoi lirinë e parakohshme, rreth 3 vite më parë, Lavdërim Tufa u rikthye prapë në qeli, pasi kësaj here dyshohet për gjobëvënie.
Arrestimi i tij u bë nga Policia e Tiranës disa ditë më parë, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro.
Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar.





