Në Zelandë të Re këtë javë hyri në fuqi ligji në bazë të të cilit zyrtari kufitar ka të drejtë të kërkojë nga udhëtari ose turisti fjalëkalimin e pajisjes së tij elektronike dhe nëse refuzohet zyrtari ka të drejtë të shqiptojë një gjobë prej 5.000 dollarësh të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave të këtij vendi thuhet se bëhet fjalë për një ligj të ri për Doganat dhe Shpenzimet, i cili lejon të merren nga udhëtarët fjalëkalimet e pajisjeve të tyre elektronike, por edhe të kopjohen të gjitha të dhënat brenda.

Zëdhënësi i Doganave, Terry Brown, tha se Zelanda e Re është shteti i parë në botë që vendos një masë të tillë.

Organizatat joqeveritare në vend reaguan ashpër ndaj këtij ligji, duke thënë se ai paraqet shkelje të privatësisë.