Policia e Shtetit ka gjobitur kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-deputeten Floida Kërpaçi, për mosmbajtjen e maskës anti-Covid.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat konstatuan në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, Kryemadhin dhe Kërpaçin, pa maskë mbrojtëse në publik.
Në këto kushte, sipas policisë, në zbatim të Aktit Normativ, të dyja këto shtetase janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë secila.
Sipas vendimit të qeverisë në rast të përsëritjes së shkeljes gjoba shkon në 5 mijë lekë.





