Massimiliano Allegri nuk do të mund të drejtojë skuadrën e Juventusin në duelin e nesërm kundër Romës.Gjykata Sportive e ka pezulluar me një ndeshje teknikun e bardhezinjve ditën e sotme.
Shkak janë bërë ofendimet e Allegrit ndaj arbitrit në fund të duelit kundër Napolit. Pas sfidës, tekniku i “zonjës” foli për arbitrimin e gjyqtarit italian Soza: “Ai arbitroi mirë, por duhet të kishte lejuar më shumë rikuperim, i kishte ndaluar ora”.
Fundi i sfidës solli shumë debate dhe nga lojtarët, të cilët pretenduan për një goditje këndi, por gjyqtari vendosi t’i jepte fund takimit.Trajneri i Juventusit nuk mund të jetë në stol nesër kundër Romë, si dhe do të paguajë një gjobë 10 mijë euro.





