"Kur bleva shtëpinë në Rena Majore breshkat ndodheshin tashmë në kopsht, nuk mund t'i largoja si pa të keq".

Kështu është munduar të justifikohet një grua në Sardenjë që mbante 42 ekzemplarë breshke, një specie super e mbrojtur.

Por policia pyjore nuk u lëkund dhe i vendosi një gjobë kolosale: 3400 euro për breshkë, duke kapur një total prej 148 mijë eurosh.