Platforma “LinkedIn” duhet të paguajë një gjobë të madhe në Bashkimin Evropian.

Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave gjobiti platformën e biznesit “LinkedIn” me 310 milionë euro për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve në Bashkimin Evropian, të cilat i përdorin për reklama të synuara.

“LinkedIn”, si shumë kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ka selinë evropiane në Irlandë, që do të thotë se rregullatorët lokalë kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e BE-së.