Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto me një nga biznesmenët e restoranteve në Tiranë, Ylli Hidrin, teksa jep edhe lajmin që ai është gjobitur në sajë të aksionit antiinformalitetit.
Shefi i qeverisë, duke shkruar në dialekt tirons, është shprehur se e do shumë pronarin, Ylli Hidrin, por më shumë do ligjin dhe thekson se duhet të ketë kujdes me kuponët tatimorë.
"Yllin e famshëm të Peshkut në Tiranë, e dua shumë se është punëtor i madh. Po Ligjin e dua edhe më shumë. Pranej Yllo, se t’kom ene katunarin tim anej nolt, men për her tjetër me kuponat. Ene mos e harro inglizin, që thot 'Dy gjona jon t'vdekme për robin n'demokraci, vdekja ene taksat'", shkruan Rama.





