Jo gjithnjë ajo që shohim është ashtu siҫ duhet. Kjo gjë ka ndodhur edhe me modelen e Playboy-t Lindsey Pelas ka një gjoks të stërmadh natyral dhe tregon vështirësitë e bashkëjetesës me të.
24-veҫarja i gëzohet trupit të saj dhe nuk lë rast pa treguar me postime të ndryshme në rrjetet sociale. Përveҫ të mirave modelja thotë se të kesh një gjoks të madh ka edhe disavantazhe.
“Mund të mendoni se të kesh gjoks të madh është fantastike, por ka disavantazhe. Sa herë që përkulesh, duhet t’i mbash “gocat” me duar sepse dalin jashtë. Gjithashtu, dukesh gjithmonë vulgare edhe me veshje shumë të zakonshme. Jep përshtypjen e një ylli filmash porno. Një tjetër vështirësi është stërvitja pasi ke gjithmonë dy gjëra që tunden fort”, tregon Lindsey.
Por, problemi më i madh, sipas saj, është djersa e gjoksit. Ajo thotë se përdor deodorant në dekolte dhe poshtë tij.