20 nëntor 2013- Vetëm pak kohe para  vendimit të shteteve anëtare te BE lidhur me kërkesën për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqiperisë, tre ministra te kabinetit Rama do te raportojne nesër në Bruksel.  
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ministrin e Brendshëm,  Saimir Tahiri, nisen nesër në Bruksel për një vizitë të rëndësishme zyrtare.
Sipas MI, kjo vizitë, zhvillohet vetëm pak kohe përpara marrjes së vendimit për statusin e Shqipërisë nga vendet anëtare të BE dhe është e fundit e planifikuar deri në dhjetor, kur merret vendimi. 

“Ministrat shqiptarë do të zhvillojnë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe institucione të tjera të BE-së. Ata do të raportojnë mbi masat që janë ndërmarrë deri tani për plotësimin e prioriteteve të lëna nga Komisioni”- njofton ministria.