LSI vlerëson se ka ende vend për ndryshime te mëtejshme në fuqizimin e zbatimit të ligjit, si dhe në punën e përbashkët dhe ndërvepruese të instancave përgjegjëse mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje.

“Në emër te Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim si Kryetare e Lëvizjes së Gruas dhe si qytetare shqiptare i bëj thirrje dhe ftoj të gjitha partitë politike dhe kryesisht Forumet e Grave brenda tyre së bashku me shoqërinë civile.

Ato të cilat bazë të punës së tyre kanë luftën kundra dhunës në familje, të ulemi së bashku në një tavolinë të rrumbullakët nën moton “2013 Një Vit Pa Dhunë”.

Ku jo vetëm të diskutojmë mbi problemet madhore që ky fenomen shkakton në familje dhe shoqëri por të konkludojmë në një rezolutë të përbashkët, e cila më pas t’i paraqitet Parlamentit Shqiptar për miratim”, vuri në dukje nënkryetarja e LSI-së, Klajda Gjosha.