Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pak pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, ku po mbahet mbledhja e Byrosë, deklaroi se opozita po mbron Kushtetutën që u zgjodh me konsensus në korrik të vitit të kaluar.
Në një dalje për mediat ajo tha se çizmja në parlament ishte një paralajmërim për krimin dhe drogën.
"Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë të vendosur që mos të shkelin Kushtetuën. Është një Kushtetutë që e kemi vendosur me 140 vota. Është një kushtetutë që i kushtoi shumë popullit shqiptar. Është një Kushtetutë që është abuzuar shumë. Njerëzit që donin të përdornin këtë sistem drejtësie, ditën e hënë e shkelin Kushtetutën. Sa i takon çizmes, meqë e kanë merak të madh, e sqarova dhe në byro që më kujtoi Byronë e 30 viteve më parë, pasi ishin të njëjtat fytyra. Çizma është simboli paralajmërimi për këtë vend të drogës. Nuk kam për t’u ndalur. Shqiptarët e kanë vendosur në Paris për të marrë lirinë, dhe jo më këtu. Nuk më shqetëson asgjë sesa varfëria e shqiptarëve."





