Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë një palestinez që po gjuante me gurë ushtarët në Hushan, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kryetari i bashkisë pranë Betlehemit që konfirmoi incidentin dhe i tha AFP se i riu i vrarë ishte 17 vjeç.

“Dje (e enjte) natën, shumë terroristë hodhën gurë në drejtim të rrugës 375 pranë Hushan, në perëndim të Betlehemit. Ushtarët që vepronin në zonë u përgjigjën duke hapur zjarr ndaj terroristëve, duke neutralizuar një dhe duke plagosur një tjetër,” tha ushtria në një deklaratë.

Kryetari i bashkisë së Hussan, Jamal Sabatin, konfirmoi se ushtarët qëlluan mbi njerëzit që gjuanin me gurë dhe hoqën trupin e një 17-vjeçari, ndërsa arrestuan një tjetër palestinez që u plagos.

“Ushtria izraelite hapi zjarr mbi ta, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër. Ushtarët i morën dhe ata nuk i kanë dorëzuar ende,” tha Sabatin për AFP.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha nga ana e saj se Autoriteti Palestinez ishte informuar nga Izraeli për vdekjen e një adoleshenti i cili u vra “nga zjarri izraelit” të enjten në Hushan, adoleshenti ishte Yousef Zaul , 17 vjeç, tha ajo.

Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967. Krahasuar me pjesën veriore të këtij territori palestinez, kryesisht qytetet Jenin dhe Nablus, bastione të organizatave të armatosura palestineze që janë në qendër të një operacioni madhor të nisur nga Izraeli më 21 janar, sektori i Betlehemit është zakonisht mjaft i qetë. Por prej disa javësh, burimet palestineze kanë folur për inkursione ushtarake izraelite në Autoritetin Palestinez, madje edhe në vetë Betlehem, dhe për arrestime gjatë këtyre bastisjeve.