Lideri veteran, Millo Gjukanoviç ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).
Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviç. Biznesmeni, Mlladen Bojaniç, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind, ka njoftuar CeMi.
Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë./REL