Rezultati aktual mes Brazilit dhe Serbisë është 2-0 (Kupa e Botës).
Në minutën e 13-të, O’ney do provonte të realizonte golin më të bukur të botërorit deri më tani.
Neymar tentoi të shënonte direkt nga goditja e këndit, por pa ia dalë dot për fare pak.
Pak më vonë, Casemiro goditi nga distanca, gjithsesi portieri Milinkovic Savic neutralizoi gjithçka, duke kontrolluar sferën.
Pas gjysmë ore loje radhën e kishte Raphinha, ideja e të cilit kuptohet mirë nga serbët, me prapavijën që largoi topin. Goli i ekipit të Tite do vinte në fillimin e pjesës së dytë, me Richarlison.
Goli i sigurisë nuk vonoi shumë, me një lëvizje të bukur të Richarlison.





