Drejtori i Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Gjatë fjalës së tij në lutjen që është zhvilluar nëpër rrugët e veriut të Mitrovicës me rastin e festës së Shën Mitri (Mitrovdan), ai e ka quajtur qytetin si një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb në këto hapësira.

“Mitrovica është një nga themelet në të cilat fillon jo vetëm populli serb në Kosovë, por fillon mbrojtja e identitetit serb, si dhe mendimi e shpirti i popullit tonë, kudo që jeton. Dëshiroj që këtë festë ta festoni për shumë vite në paqe, në ditë më të lumtura e më të lirshme. Le të jetë Mitrovica jonë për popullin serb, qytet i fitores, forcës së re, qëndrueshmërisë dhe mënyrës së pashembullt të shpirtit të rezistencës dhe pathyeshmërisë në qëndrimin e serbëve, ashtu siç ka qenë dekadat e fundit”, ka thënë Gjuriç.