Nga Kadri Tarelli

Në Shkollën “Marie Kaçulini”. Durrës.

Në rolin e gazetarit, për shumë vite mësues dhe drejtues shkolle, për të pasqyruar në shtyp, veprimtari apo ngjarje që i përkasin shkollave, u bë kohë që i jam shmangur. Përjashtoj rastet kur bëhet fjalë për përurim libri, apo kuvend mbi librat dhe letërsinë, të autorëve tëndryshëm nga Durrësi, nga vendi, nga trojet mbarë-shqiptare, apo nga mërgata jonë e shpërndarë në katër anët e botës.

Ndjej kënaqësi që po kthehem përsëri në rolin egazetarit dhe po them, se është e vetmja shkollë që po më jepet rasti të ndodhem i pranishëm disa herë. Natyrisht me ftesë të drejtorëve, ndër vite:  

1. Viti 2005, intervistë me drejtorin e shkollës z. Ylli Qesja.Lidhur me edukimin në shkollë. Me këtë rast publikova artikullin: “A e matim vlerën e veprimtarive në shkollë?”. Përvojë e shkollës “Marie Kaçulini”. Durrës. Gazeta “Mësuesi”. Tiranë. E mërkurë. 16 Mars 2005.

2. Pranverë e vitit 2014. Bisedë më nxënësit rreth librit tim, “Misionarë në udhën e dijes”. (Publicistikë), që ikushtohet kryesisht mësuesve dhe shkollave të Durrësit.

3. Së fundi, Shkurt, 2024. Bisedë me drejtoren, znj. Etleva Çelmeta. Shkak u bë festa e zhvilluar pak dit më parë, lidhur me “5-vjetorin e hyrjes në ndërtesën e re”, që unë evlerësoj si ngjarje e shënuar në vazhdimësinë e jetës së kësaj shkolle me shumë emër, siç është shkolla “Marie Kaçulini”, në Durrës.

Më duhet të them pak fjalë për ndërtesën, që mëpëlqen kur e shoh nga jashtë, dhe tani në mjediset ebrendshme. Shkolla është me tre kate, ku përfshihen 30 klasa mësimore, 2 klasa për parashkollorët, sallë e madhe për veprimtari artistike dhe konferenca, dhoma veshje-zhveshje për lenden e edukimit fizik, 4 laboratorë informatike, fizike dhe kimie, 4 zyra, sallën e mësuesve, bibliotekën, etj, etj. Pra një ndërtesë e madhe me mjedise të bollshme, për mësim dhe edukim.

Dëshira u plotësua. Festë e vërtetë në shkollë, shkurt, 2024, ku veç mësuesve të tanishëm, të pranishëm ishin,drejtues dhe mësues të vjetër të asaj shkolle, ish nxënës, prindër dhe të ftuar të tjerë. Mbase duket e tepërt, por u gjet mënyra më e mirë për të bërë një shtrëngim duarsh, një përqafim dhe bashkëbisedim mes miqsh e kolegësh, tëvjetër dhe të rinj. Rast i bukur për të përjetuar më shumë,atë përmbledhje të asaj pune shumë vjeçare, duke gëzuar së bashku “Gjurmët e sukseseve”, ndër vite.

Pa i ndarë nga kolektivi i mësuesve, një meritë tëveçantë kanë të gjitë drejtuesit, që zëvendësuan njëri-tjetrin në këto 20 vjet: Ylli Qesja (2004-2006), Aleksandër Gjiri (2007-2009), Etleva Lusha (2009-2010), Genciana Çako (2010-2013), Merita Kuçi-Thartori (2013-2014), Arben Peza (2014-2019) dhe Etleva Çelmeta (2019 – nëvazhdim). Të gjithë kush më shumë e kush më pak, bënë më të mirën e mundshme në ecurinë e shkollës. Vlerësimi i“Gjurmëve të suksesit” të secilit, bëhet vetëm duke hyrë në lëkurën e kohës që jetuan dhe punuan. 

Në bisedë me drejtoren Etleva dhe ish mësuesin evjetër të kësaj shkolle z. Sadik Reçi, ku ende ndjehej përjetimi i festës, biseda rrodhi natyrshëm, duke shkëmbyer përvojë, mes kolegësh.

Nuk kishte nevojë të bëja pyetje, siç e kisha menduar më parë, sepse drejtorja, nisi të tregojë pa u mburrur, arritjet e shkollës brenda këtyre viteve të fundit.

Në listën e gjatë të arritjeve të nxënësve dhe mësuesve nëpër veprimtari të shumta në shkollë e jashtë saj, po mundohem të sjell në kujtesë vetëm disa prej tyre. Ndryshe do më duhej të bëj një libër të dytë, në vazhdim të librit, “Gjurmë suksesi”. – “Shkolla “Marie Kaçulini”, (Historiku i saj, për vitet 2005-2023). Libër që kanëhartuar koleget mësuese, (grup autoresh): Majlinda Qosja, Matilda Bardhi, Irena Serbo, Etleva Çelmeta.Gjykoj se vetëm ky libër do të mjaftonte të bëhej një festëe madhe, madje të ishin të ftuar të gjithë drejtorët eshkollave, për të përfituar përvojë të dobishme. Ndërsaautoret mund të anëtarësohen në “Lidhjen e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”, për t’u bërë pjesë e bashkësisësë krijuesve durrsak.

Të them të drejtën, duke qenë njohës dhe veprimtar në fushën e historisë, u befasova dhe më erdhi mirë kur mësova se shkollës “Marie Kaçulini”, i është shtuar njëlibër historik plotësues. Unë nuk them se kam njohje përtë gjithë veprimtarinë e hartimit të historikëve të çdo shkolle, aq më pak plotësimin e tyre ndër vite, por rasti ishkollës “Marie Kaçulini”, kam përshtypjen se është ndër të rrallët, jo vetëm në Durrës. Do më pëlqente që të ishte ndryshe dhe të dëgjoja kundërshti dhe zemërim, që dikujt po i ha hakun.

Në shkrime të tjera, kur bie fjala për vepra historie, më pëlqen të nënvizoj këto fjalë: “Kur kam shkruar për dy historianët durrsak, Hava dhe Sali Hidri, të dy Dr. shkencash në histori e arkeologji, kam thënë“Mjerr ai që niset të shkruajë histori apo monografi, pasi duhet të ketë: dije dijetari, vullnet shkencëtari, durim skllavi dhe kurriz hamalli”. Besoj se këto fjalë u shkojnë përshtat të gjithë historianëve”. Jam i bindur se kam të drejtë, dukepërfshirë këtu edhe bashkautorët e këtij libri me vlera, për historinë e shkollës, madje të arsimit durrsak e më përtej atij kombëtar. Çdo njëri nga ne bindet lehtë, mjafton t’idrejtojë pyetjen: – Sa kohë u është dashur ta hartoni këtë libër historik? Jam i bindur në përgjigjen: – “Disa vjet punë……!”

Nuk jam i pari që po them këto fjalë, se shkolla emirë dallohet dhe merr emër nga nxënësit e mirë, qëpërgatiten nga mësues të mirë. Fjalë që përputhen me njëthënie të vjetër arabe: “Shkolla e mirë, mund të jetë kasolle me kashtë, por me mësues të mirë”. Të gjitha të tjerat, ndërtesa, klasat, laboratorët, biblioteka, salla ekonferencave apo e veprimtarive artistike, palestrat, terrenet sportive, etj, etj, lehtësojnë dhe e bëjnë tëkëndshme punën e mësuesit dhe të lehtë shpërfaqjen edëshirave, talenteve, veçorive dhe aftësive të nxënësve. Egjitha në përmbushje së detyrës që ka shkolla, në shërbim të mësim dhe edukimit të nxënësve.

Drejtore Etleva, ndjehet krenare, që nxënësit eshkollës që ajo drejton, arrijnë rezultate të larta në mësim, duke u pagëzuar me të drejtë “Krenaria e shkollës”. Janë ata “heronjtë”, që përfaqësohen në të gjitha veprimtaritë, artistike, shkencore, konkurse, ekspozita, olimpiada, kampionate sportive, panair të punimeve me dorë, qëorganizohen nga QKF. e Durrësit, disa edhe në shkallë vendi, apo ndër-ballkanike, duke u renditur ndër më tëmirët, madje duke u vlerësuar me certifikata, kupa, çmime dhe tituj nderi. Po të mbetemi deri këtu, kemi thënë vetëm gjysmën e të vërtetës, pasi pas çdo nxënësi të suksesshëm, qëndron mësuesi, si “Misionar i dijes dhe edukimit”. Në këtë rast, drejtore Etleva ka të drejtë të krenohet dy herë: për nxënësit dhe për mësuesit e shkollës.

Drejtorja nuk mund t’i thotë dot të gjitha, por këndonjësi i dëshiruar, do t’i gjejë të pasqyruar në faqet elibrit, “Gjurmë suksesi. 2005-2023”, ku ka shumë hollësi, do të thosha me tepri, përfshi lista të gjata të veprimtarive dhe emrat e nxënësve përfaqësues. Shpesh shoqëruar me statistika dhe grafikë, duke e bërë librin një burim studimi shkencor.  

Në këtë udhë gjykimi, nuk e teproj kur shprehem se,“Mësuesia” është së pari mision, e më pas profesion”. Kështu cilitdo drejtues, mësues, prind apo lexues, i vjen mirë kur këndon në faqen 78, këto fjalë: “Mësuesi Sadik Reçi, përzgjidhet nga trupa mësimore e shkollës dhe vlerësohet nga DAR. Durrës, me titullin “Mësues i vitit”. Ndërsa drejtori i shkollës z. Arben Peza vlerësohet nga DAR. Durrës, me titullin “Drejtues i vitit”. Mars 2018Nëvazhdim shikoj se edhe znj. Vjollca Muça, në mars 2018, vlerësohet “Mësuese e vitit”. Kështu vazhdon edhe në vitet e tjerë, mësueset, Enkelana Plepi dhe Marte Fekaj, shpallen “Mësuese e vitit”, 2022. Besoj se edhe këta mësues tënderuar e meritojnë një festë të madhe.

Në vazhdim të bisedës, që hëngri pjesën më të madhe të kohës, u përshfaqën projektet që ka shkolla në zbatim të ditës, por edhe për të ardhmen. Një pjesë e tyre janë bërë dhe do të bëhen me pjesëmarrjen dhe kontributin ekomunitetit, që vetiu kërkon një marrëdhënie tëndërsjelltë, veçanërisht me prindërit. Bie fjala: salla eveprimtarive, perde për skenën, karrige, fonia, kamerat, laborator informatike i pajisur me grila për kufizim drite. Ndërsa në oborr u vendosën koshat e basketbollit.

Drejtorja ndjehet e lumtur që vazhdon traditën disa vjeçare, për botimin e “Gazetës së shkollës”, si formë epazëvendësueshme e përgjithësimit të përvojës sëdobishme, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo shprehët ebindur dhe e vendosur për të realizuar gjurmë të tjera nëmjedisin jetësor të shkollës. Gjithnjë në shërbim tënxënësit.

– Në plan të parë, tani kemi, – thotë drejtorja:

a. Laboratori i gjuhëve të huaja.

b. Pasurimi i bibliotekës së librit shqip.

Në fund të kësaj bisede të ngrohtë dhe plot ide e dëshira, më pëlqen të vendos pak vargje nga poezia “Mësueses sime”, krijuar nga nxënësja Elena Qirjako. Klasa: VIIIb..  Maj 2023.

………….

Besoj do më mbash mend, 

Në çdo rrethanë e në çdo vend.

Të falënderoj për ndihmën e dhënë,

Do të të konsideroj si nënë”. “Gjurmë suksesi”. Shkolla “Marie Kaçulini”. Faqe 118.

Urime dhe suksese në të gjithë veprimtarinë eshkollës, për sot dhe të ardhmen. Le të shtohen dhe shënohen “Gjurmët e suksesit”, pasi ato i rrisin vlerat nxënësve, trupës mësimore dhe shkollës!

Bashkë me urimet, i dhurova drejtores, znj. Etleva, librin tim më të fundit, “Vjeshta në vargje”.

Kadri Tarelli

Durrës. Shkurt 2024.