Deputeti i Qarkut të Durrësit, pjesë e opozitës së re, Kujtim Gjuzi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me termin me të cilin ai iu referua në seancën e sotme planare "Naltmadhni".

Gjuzi e sfidoi Ramën të flasin seriozisht për tema serioze e të mos bëjë estradë, ndërsa shtoi se është i gatshëm të përballet edhe me të. Ai i quajti i quajti lojtarë rezervë, socialistët në Kuvend

"Zoti kryeministër kjo është një letër nga administrata juaj ku shkruhet zoti Gjuzi ose zoti Kujtim. Nuk mund të më thoni mua kurrë naltmadhëni se naltmadhni e kemi te oborri mbretëror me 60% të vjedhur nga komunarët tuaj në '67. Nëse do të bisedosh seriozisht me mua dhe grupin që ka ardhur këtu, hajde. Lojtarët rezervë merri dhe çoji atje ku i ke në burg ata njerëzit e tu që ke pas këtu. Ke dhe ca këtu të tjerë, hiqi dhe këta. Nëse do të flasim seriozisht, se është ditë serioze lidhur me negociimin për në BE, hajde flasim. Nëse do përballje kur të duash, ti më njeh kemi qenë në këshill bashkiak. Nuk dua herë tjetër estradë të Shkodre se atje je pagëzuar katolik, në Tiranë je pagëzuar kryetar bashkie, apo në Korçë ku ke dëshirë shpesh herë të dalësh në vakancë."