Deputeti i opozitës në parlament, Kujtim Gjuzi ka zbuluar votën e tij kundër për ndryshimet në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Gjuzi në fjalën e tij pas votimit tha se ka dhënë votën kundër sepse mendon se Rama do të trysnojë Xhaçkën për të firmosur për çështjen e detit me Greqinë.

“Edi Rama vendosi ministre të Jashtme një njeri që ishte në marrëdhënie shumë të mirë me aleatët tonë SHBA-NATO. Për këtë abstenova. Duhet të ishte ministre e Mbrojtjes. Ministrja e ka votën kundër sepse jemi në momentin që fqinjët tanë grekë duan të marrin zonën  ekskluzive, atje ku del nafta, dhe Rama do të trysnojë ministren e re për të firmosur çështje të detit. Vota abstenim për Peleshin, se ne e deshëm të ishte kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese“, tha deputeti i opozitës.