Gjykata Administrative vendosi të pezullojë garën për drejtues në Policinë e Shtetit, e hapur në fillim të muajit nëntor.

Vendimi u dha pas padisë së Aida Hajnajt, e cila iu drejtua administratives në Tiranë pasi i mbaroi mandati si drejtoreshë e BKH.

Por ndërsa ligji thotë që ajo kthehet në detyrën e mëparshme si drejtuese, diçka e tillë nuk ndodhi.

Në këto kushte, Hajnaj kërkoi në administrative sigurim padie dhe ngrirje të garës për drejtues në Policinë e Shtetit derisa të zgjidhet kërkesa e saj për kthimin si drejtuese në Polici.