11 shkurt 2015 – Gjykata e Lartë në Madrid ka anulluar marrëveshjen e 15 nëntorit të vitit 2012, të këshillit bashkiak të kryeqytetit spanjoll, për modifikimin e planit rregullues të qytetit që prekte drejtpërdrejt stadiumin "Santiago Bernabeu", impiant që në bazë të këtij vendimi do t'i nënshtrohej rikonstruksionit, ku përfshihej mbulimi i plotë e tij si dhe krijimi i zonave të reja të gjelbra.
Mirëpo shoqata e ekologjistëve kishte kërkuar anulimin e këtij projekti dhe Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë.
Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare, klubi më i titulluar në Spanjë siguron se do të punojë fort me bashkinë e Madridit, për të rregulluar disa aspekte që do ta bënin të zbatueshëm projektin e rikonstruksionit të "Santiago Bernabeut".
Kjo do të thotë se drejtuesit e Realit të Madridit nuk kanë hequr dorë nga rikonstruksioni i stadiumit mitik të kryeqytetit Spanjoll, edhe pse u duhet të ndryshojnë projektin, për të mos patur kundërshtinë e ambjentalistëve.





