TIRANE – Arrest me burg ka qenëmasa e dhënë ndaj kontrollorit të aeroportit të Rinasit i cili akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre. 

Arrestimi i nënkomisarit Eduart Çelmeta u realizua dy ditë më parë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Korrupsioni pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 259 dhe 248 i Kodit Penal. 

I arrestuari Çelmeta, me detyrë kontrollor në Komisariatin e Policisë së Kufirit & Migracionit, Aeroporti Rinas, në mënyrë të vazhdueshme, merrte rryshfet në shuma që varionin nga 400 deri në 500€, dhe lejonte kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror nga ana e shtetasve të ndryshëm.